E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ushtaraku i Emergjencave Civile(Emri+ Foto)

by author

Një nga ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka humbur jetën në moshë të re pas përballjes me një sëmundje të rëndë, betejë të cilën nuk e fitoi dot.

Advertisements

Ministria e Mbrojtjes në një reagim në rrjetet sociale bën me dije se është ndarë nga jeta ushtari i dytë i Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka.

Advertisements

“Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka.

Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!”, shkruan ministria e Mbrojtjes.

TË NGJASHME