Edi Rama jep lajmin fantastik për shoferët: Hiqet PËRFUNDIMISHT detyrimi për…

by author

Kryeministri Edi Rama njofton një lajm të mirë që prek të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pronarët, rrjedhimisht.

Advertisements

Referuar njoftimit të tij, heqet përfundimisht detyrimi për kontrollin fizik të automjetit kur ndërrohet pronësia. “Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Advertisements

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia”, shkruan Rama.

Sipas tij “Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.”

TË NGJASHME