Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qendër të Rrëshenit, ku u vra me armë zjarri Martin Bardhi.
Advertisements
Panorama mëson se autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditur.
Advertisements
Ndërkohë viktima raportohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.
Në muajin mars të këtij viti, Martin Bardhi së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit në Rreshen.
Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.