Emigranti, Ilir Sadik Beshiri, ka marrë përsipër të shtrojë rrugën në fshatin e tij.
Advertisements
Ai ka dhuruar 300 milionë lekë për të asfaltuar rrugën e fshatit të tij të lindjes, German në Njësinë Administrative Komsi të Matit.
Advertisements
Konkretisht, emigrant që banon në Kanada do të asfaltohet segmenti rrugor Muzhakç-Gërman, me gjatësi 2.5 km. Punimet kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda 4 muajve.
“Është një financim i bërë nga një investitor privat në bashkëpunim me Bashkinë e Matit për një rrugë prej 2.5 km që zgjidh një problematikë disavjeçare të banorëve të kësaj zone për pjesën e infrastrukturës.
Aktualisht, është realizuar vetëm 50 për qind e punimeve, ndërkohë që puna po vijon për të realizuar një rrugë me standarde. Z. Beshiri ka kontribuar dhe po vijon të kontribuojë jo vetëm për zonën e tij në Mat, por në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë pjesës së pandemisë ka bërë një investim të rëndësishëm, sikurse dhe me pjesën e tërmetit ka bërë disa investime për gjithë familjet e prekura me një shumë të konsiderueshme.
Shpresojmë që praktika të tilla të kemi sa më shumë në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, me investitorë dhe qytetarë që dua ta ndryshojnë këtë trevë ashtu siç i ka hije dhe sikurse e meriton,”- tha kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.