Emocione pafund! “Mora fjalë”, Shkurte Fejza këndon sonte në “Air Albania” një zëri me tifozët

by author

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.

Advertisements

Atmosfera në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të jetë tepër elektrizuese.

Advertisements

Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel. Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë të gjithë duket se janë gati për të mbështetur kombëtaren.

E ftuar speciale për këtë ndeshje do të jetë dhe këngëtarja Shkurte Fejza, ikona e muzikës shqiptare do të këndojë këngën e dashur për të gjithë shqiptarët “Mora fjalë” në stadiumin “Air Albania”, këngë e cila i është kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

TË NGJASHME