Euro “gropë” sot ndaj Lekut: Dramë me kursin e këmbimit

by author

Euro ka vijuar për të dytën ditë zhvlerësimin ndaj lekut duke humbur edhe ato pak pikë që fitoi gjatë javës së kaluar.

Advertisements

Banka e Shqipërisë njoftoi gjatë mesditës së sotme se një euro u këmbye mesatarisht me 107.19 lekë duke humbur plotë 0.78 pikë brenda ditës në raport me lekun.

Advertisements

Një ditë më parë, një euro këmbehej me 107.97 lekë. Euro është në një kurs zhvlerësimi të vazhdueshëm ndaj lekut gjatë muajve të fundit.

Besohet se gjithçka po ndodh për shkak të flukseve të mëdha të valutës së huaj që është futur në Shqipëri pasi vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave.

Kjo po korrespondon edhe me sezonin turistik ku numri i lartë i vizitorëve po ashtu ka futur në vend një sasi të konsiderueshme valute.

Përballë lekut kanë humbur pikë sot edhe dollari amerikan që këmbëhet me 98.08 lekë si edhe paundi britanik që këmbehet me 125.27 lekë. /albeu.com

TË NGJASHME