Euro me rritje, ja me sa këmbehet monedha europiane këtë të enjte

by author

Euro ka vijuar rritjen përgjatë kësaj jave. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë monedha po këmbehet gjatë së enjtes me mbi 105 lekë. Prej fillimit të muajit monedha ka rifituar plot 4 pikë ndaj lekut.

Advertisements

Tashmë duket se kursi i monedhës po stabilizohet në tregun vendas pas rënies së thellë që shënoi muajin e kaluar duke prekur nivelet më të ulëta historike kur një euro zbriti në 100 lekë.

Advertisements

Banka e Shqipërisë ka rritur tashmë kufirin e blerjes së valutës në treg me rreth 80 milionë euro, duke e çuar atë në 300 milionë euro nga 220 milionë që ishte përcaktuar në fillim të vitit.

Deri më tani Banka e Shqipërisë ka blerë në tregun e brendshëm rreth 180 milionë euro me qëllim stabilizimin e kursit të euros, ndërsa mbetet për tu para se cilat do të jenë efektet që do të japë rritja e ndërhyrjes për pjesën e mbetur të vitit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se efektet e ndërhyrjes aktualisht do të jenë më të dobëta për shkak se jemi në pikun e sezonit turistik.

Ndërkohë parashikimet janë që kursi i këmbimit do të stabilizohet në shtator ku pritet të bjerë edhe fluksi i turistëve të huaj në vend.

TË NGJASHME