Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit publik kanë përgatitur një hulumtim duke përdorur të dhënat e Entit Evropian të Statistikave (Eurostat), raportoi gazeta “The Guardian”.
Advertisements
Në hulumtim janë ekzaminuar të dhënat e vdekjeve nga moti i nxehtë, të regjistruara në 35 vende të Evropës midis 30 majit dhe 4 shtatorit 2022.
Advertisements
Thuhet se numri i vdekjeve është rritur në Evropën Jugore, ku janë regjistruar temperatura anormale, më të ngrohta se në veri, dhe ku u përjetuan ditët më të nxehta të verës.
Në hulumtim thuhet se temperaturat mesatare në Evropë në verën e vitit 2022 kanë tejkaluar matjet e 30 viteve të mëparshme dhe se 11 637 persona kanë vdekur vetëm në datat 18-24 korrik, kur janë regjistruar temperaturat më të larta.
Sipas të dhënave, 61 672 persona kanë humbur jetën për shkaqe të lidhura me nxehtësinë në Evropë nga data 30 maj deri më 4 shtator 2022, kurse më së shumti vdekje janë regjistruar në Itali, Greqi, Spanjë dhe Portugali.
Thuhet se vetëm një pjesë e vogël e vdekjeve janë shkaktuar nga goditja e nxehtësisë, kurse shumica humbën jetën për shkak se moti i nxehtë pengoi trupin të përballet me problemet ekzistuese shëndetësore, si sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.
Duke theksuar se temperaturat janë rritur me 1,1 gradë në mbarë botën për shkak të ngrohjes globale, ekspertët shprehin shqetësimet e tyre se kjo rritje do të vazhdojë.
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi më 10 korrik se temperaturat e sipërfaqes së detit arritën nivele rekord në maj, qershor dhe korrik dhe se të dhënat e temperaturës në muajt e fundit do të rriten më tej me efektin e fenomenit El-Nino.