Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Tinos ditën e djeshme. Një 3-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt me rrush.
Advertisements
Ai dha frymën e fundit në Qendrën Shëndetësore pasi u transportua me rrugë të bllokuara të frymëmarrjes nga një rrush që kishte gëlltitur.
Advertisements
Ishte ora 8:30 e mëngjesit të së martës, kur babai i fëmijës kuptoi se fëmija nuk mund të merrte frymë pasi kishte ngrënë rrushin.
Duke mos pasur kohë për të reaguar ai ka marrë djalin e tij dhe e ka dërguar në Komisariatin e Policisë së ishullit që ndodhet pranë shtëpisë së familjes.
Aty policia, e cila ka njohuri për ndihmën e parë, bëri përpjekje për reanimim duke i hequr dy kokrra rrush nga goja por fëmija nuk merrte frymë.
Menjëherë e kanë futur 3-vjeçarin në makinën e patrullës dhe e kanë çuar në Qendrën Shëndetësore të ishullit, ku mjekët kanë arritur t’i heqin një copë tjetër rrushi.
Por, për fat të keq, një kokërr i ishte future në trake.
Siç shpjegon për protothema.gr presidenti i Qendrës Shëndetësore Tinos: “Fatkeqësisht, ka kaluar një kohë e vlefshme. Në këto raste ajo që bëhet duhet bërë në 4 minutat e para. Ai erdhi tek ne në 9:02 të mëngjesit. Ai ka ardhur në qendrën shëndetësore pa marrë frymë. Ai kishte puls, por nuk mundi të shpëtohej me gjithë përpjekjet e mjekëve, pediatrit, kardiologut dhe dy mjekëve të fshatit. I hoqën një kokërr nga fyti, por kishte një tjetër, të ngulitur në nivelin e trakesë që nuk dilte dot. Përpjekjet e shpëtimit ishin bërë tashmë nga Policia e cila është trajnuar për ndihmën e parë. Ata nxorën dy kokrra rrush por ai ende nuk merrte frymë”, thotë zoti Vassilakis.
Trupi i pajetë i fëmijës fatkeq u transportua me anije në Pire, për t’iu nënshtruar një autopsie, ndërkohë që Policia e Tinos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e tragjedisë.