Vala e të nxehtit ka pushtuar kontinentin europian këtë javë. Në shtete, si Greqi, Kroaci, Itali, Spanjë dhe Turqi temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që pritet rritje më e madhe në ditët në vijim.
Advertisements
Në Itali, shërbimet meteorologjike parashikojnë temperatura deri në 45 gradë në qytete si Romë, Bolonja, Firence. Shërbimet e emergjencave kanë lëshuar alarmin për marrjen e masave në të paktën 10 qytete. Në vitin 2021, në Italia regjistroi temperaturën me të lartë në historinë e vendit, 48.8 gradë në Sirakusa. Ekspertët parashikojnë se të njëjtat temperatura mund të përsëriten në disa qytete të tjera të vendit.
Advertisements
Në Spanjë gjithashtu, temperaturat kanë kaluar mbi 45 gradë në disa zona të vendit. I nxehti ka sjellë probleme në zhvillimin normal të aktiviteteve në disa zona turistike, si dhe më shumë shpenzime për turistët. Pamjet satelitore të agjencisë hapësinore europiane tregojnë se Spanja është më e rrezikuara nga zjarret gjatë kësaj vere.
Rritja e temperaturave ka sjellë problemet e para dhe në shtete që njihen për verë të freskët, si Polonia dhe Çekia. Mesatarja e temperaturave këtë vit në Pragë pritet të arrijë 37 gradë celsius.
Autoritete bëjnë thirrje për marrjen e masave, pasi vala e të nxeheit pritet të zgjasë edhe gjatë muajit gusht.
Raportet e institucioneve të Bashkimit Europian tregojnë se rreth 60 mijë persona kanë humbur jetën në kontinent, vitin e kaluar, si pasojë e temperaturave të larta.