Festa kthehet në tragjedi, vr*ten 6 persona, plagosen 26 të tjerë

by author

Një tragjedi e vërtetë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Meksikë, ku tre persona të armatosur hapën zjarr me armë të kalibrit të rëndë gjatë një feste në Ciudad Obregon, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 26 të tjerë.

Advertisements

Dy nga viktimat dhe pesë nga të plagosurit janë të mitur. Katër persona janë transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerë tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Sipas prokurorëve në shtetin Sonora, të shtënat mund të kenë qenë një sulm ndaj një anëtari të dyshuar të një karteli droge, i kërkuar për vrasje dhe krime të tjera, i cili u vra teksa u përpoq të arratisej.

Një person i katërt i armatosur që mori pjesë në sulm ishte në festë dhe ndihmoi pjesëtarët e tjerë që të arratisen, duke humbur gjurmë.

Sonora ka qenë skena e betejave të përgjakshme në terren mes bandave të ndryshme të drogës për vite me radhë.

TË NGJASHME