Finalizohet super-operacioni, shkon në 15 numri i të arrestuarve. Policia zbardh detajet

by author

Ka shkuar në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”. Blutë arrestuan një shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Advertisements

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit “Porositësi”, mbështetur me inteligjencë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit: -Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Advertisements

Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Policia e Durrësit thotë se po vijon intensivisht punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” më 4 tetor:

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pellumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami

Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim:

Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.

TË NGJASHME