“Flija në një krevat me burrin dhe nuk më prekte, natën shkonte me shoqen time greke”, gruaja ne lot rrëfen historinë rrëqethëse

by author

Laureta është një nënë e re nga Pogradeci, e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Armandon. Martesa e tyre nuk ka funksionuar kurrë siç duhet dhe tashmë ajo kërkon d iv or cin.

Advertisements

Kjo histori u trajtua sot në programin “Shihemi në gjy q” të Eni Çobanit, në E Diela Shqiptare. Ballë për ballë ishin Laureta dhe nëna e saj znj.Skënderie.

Advertisements

Laureta shpjegoi se gjatë 8 viteve të martesës, ajo kishte konsumuar vetëm 4 muaj e gjysmë kohë fizike me bashkëshortin, pasi ky i fundit jetonte dhe punonte në emigrim në Greqi, e më pas në Gjermani.

Ajo jetonte në një fshat të Pogradecit tek shtëpia e prindërve të Armandos. Mirëpo, tani vjehrrit e kanë përzënë nga shtëpia dhe Laureta është dety ruar të kthehet tek familja e saj. E ëma, znj.Skënderie thotë se nuk ka mundësi ekonomike dhe as hapësirë fizike për ta mbajtur vajzën në shtëpi. Ajo këmbëngul që e bija duhet të kthehet tek vjehrrit, pavarësisht se bashkëshorti nuk jeton në Shqipëri.

Laureta tregoi gjatë programit se në Maj të vitit 2015, ajo dhe bashkëshorti Armando shkuan në Gjermani. Aty qëndruan në shtëpinë e një tjetër familje. Sikurse thotë ajo vet, ata qëndronin në shtëpinë e një zonje greke me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Kjo grua, shpjeguan nënë e bijë, ishte shoqe e Armandos. Kështu iu ka thënë edhe vet ky i fundit. Por, Laureta ngriti shqetësimin se në Gjermani ku qëndruan një muaj e gjysmë, burri nuk e preku me dorë edhe pse flinin bashkë. Gjatë orëve të natës, ai dhe shoqja e tij greke dilnin deri në orët e para të mëngjesit, dhe ky fakt shqetësoi Lauretën.

Pas kthimit nga Gjermania, Armando shkoi të prindërit e Lauretës dhe u tha që ta mbanin në shtëpi për disa kohë deri sa të rregullonte dokumentet për në Gjermani. Por, e ëma e Lauretës, znj.Skënderie shprehet se u ma shtrua nga ky premtim i Armandos, pasi ai e ka bra ktisur familjen. Nga ana tjetër, nuk e pranon div orcin e së bijës, edhe për shkak të mentalitetit.

Laureta: Kemi 8 vjet martesë me Armandon, kemi sjellë në jetë dy fëmijë çupë e djalë, 7 edhe 6 vjeç. Armando nuk ka qenë prezent gjatë ardhjes në jetë të fëmijëve, ka qenë emigrant në Greqi. Unë kam jetuar te prindërit e Armandos. Pas këtyre 5 viteve jetesë me prindërit e Armandos, kam vajtur në Greqi, kam ndenjur 3 muaj. Atje Armandon e njoha mirë, që ai dilte, vazhdonte jetën e tij të natës. Pastaj i kam kërkuar llogari Armandos, që mos dil kështu se je vet i katërt. Armando më ka kthyer përgjigje që e di unë, punoj vet i prish vet lekët. Unë nuk i kam bërë shamatë më tej se ma preu shkurt. U ktheva pas 3 muajsh në shtëpi. Sot ndodhem te prindërit. Kthehu atje ku e ke vendin më thonë. Po mua më nxorrën jashtë, si vjehrri edhe burri.

Znj.Skënderie: Këtu duhet të ishin vjehrrit dhe bashkëshorti. Laureta të gjitha këto që ka kaluar, mua nuk m’i ka treguar. Kjo sot po i tregon. Mua si nënë duhet të më tregonte diçka. Unë mirë i kisha marrëdh ëniet me vajzën, por Laureta nuk më ka treguar asgjë.

Laureta: Martesa ishte me shkuesi, nuk e kam marrë vet. Ndërhynë njerëzit e afërm tanë, edhe prindërit thanë jemi dakord. Mirë thashë unë, meqë jeni dakord juve, është e mira të shkoni të pyesni. Unë nuk e njihja.

Znj.Skënderie: Unë vajza pyeta. Laureta mos thotë që unë nuk vajta.

Laureta: Në Maj të 2015 unë kam vajtur në Gjermani me Armandon. Që nga Greqia merr vjehrrin në telefon, bisedon, kurse me mua jo. Erdhi e më mori dhe më ka thënë që do ikim në Gjermani. I thashë unë në azil? Jo tha, do ikim në një shoqe. Ishte greke. Mirë thanë unë, po nga doli kjo shoqe greke.

Kam këtu e 15 vjet që e njoh atë, tha. Vendosa të iki në Gjermani. Ne ishim katër, edhe zonja ishte katër veta. Ishim tetë veta, kishin dy dhoma edhe kuzhinë. Ditën e dytë doli, do iki të pyes për dokumentet tha Armando. Po doli me atë. Erdhi darka, prapë që në 8 të darkës deri në 2 të natës dilte. Vazhdoi me atë, deri sa një ditë i thashë ‘ti mua nuk më ke grua, por grua ke atë’.

Znj.Skënderie: Unë atë greken e njihja se ai solli në shtëpi mua.

Laureta: Kam ndenjur një muaj e gjysmë në Gjermani. Jam kthyer në shtëpinë e prindërve të tij. Pastaj më nxorri vjehrri nga shtëpia. Ai më ka thënë që vet i deshe fëmijët, vet mbaji. Unë bëj edhe fëmijë të tjerë këtej. Zonja Eni të lutem më ndihmo për di vorcin.

Znj.Skënderie: Unë nuk jam dakord që Laureta të bëjë d ivorcin. Ku do rrish ti tani. Nuk të mbaj Laureta, kam hyrë në konflikt me të gjithë. Unë nuk kam që të paguaj për div orc.

Laureta: Mama më mbështet!

Eni Çobani: Znj.Skënderie, arsyeja që ju nuk pranoni d iv orcin është mentaliteti?

Znj.Skënderie: Po! Dhe ajo është. Laureta i ka kërkuar Lekë Armandos se do shkoj të vizitohem. Pse çfarë ke ti që je e sëmurë, i ka thënë Lauretës. Përse je e sëmurë.

Laureta: Dua divorcin, të lutem znj. Eni më ndihmo.

Eni Çobani: E do Armandon më?

Laureta: Jo znj.Eni, por janë ata dy fëmijët që i sollëm në jetë. Se dilnin në lagje me fëmijët e tjerë, e më thoshin ‘mami ne s’kemi babi, kujt do t’i thërrasim’. Kam duruar znj. Eni vetëm për fëmijët.

Z.Shahin: Rasti i vajzës sime nuk është për herë të parë. Kjo ka 8 vjet që po i ndodhin ato gjëra. Ai ikën në Greqi, shikon jetën e tij. Ikën në Gjermani, prapë shikon jetën e tij. Tani asnjë kokërr leku për fëmijët e tij, lere për vajzën time. Për Vit të Ri s’ka gëzuar me gruan dhe fëmijët.

Laureta: Unë nuk vete te vjehrri, më ka kujtuar edhe bukën. Më ka thirrur edhe qene.

Në një situatë të tillë, Eni Çobani angazhohet për ta ndihmuar Lauretën në procesin e divorcit, por edhe për situatën ekonomike.

Eni Çobani: Divorci në të tilla raste është zgjidhje. Pra nuk mund të lëmë një vajzë kaq të re me dy fëmijë, të shkojë përsëri në një familje që nuk e duan. Është tjetër dashuria ndaj nipit dhe mbesës.

Zgjidhja për mendimin tim është patjetër që Laureta duhet të shkojë drejt ndarjes përfundimtare me këtë bashkëshort. Kjo martesë më në funksionon. Nuk ka as qëllimin as objektivin që e mban një martesë. Këtu nuk shikojmë asnjë motivim më që kjo martesë të jetojë.

Unë sot dua ta filloj këtë sezon të ri me një premtim personal, të vështirë në fakt, por nisur nga dëshira e mirë, prandaj Laureta këtë procedurë ne do ta nisim dhe do ta përfundojmë së bashku. Të gjitha shpenzimet do të jenë të miat dhe jo tuajat. /tvklan.al

TË NGJASHME