Ky është 26-vjeçari, Dritan Manjani, i cili u vra nga fqinji i tij, Dorjan Dema në derë të shtëpisë së tij në fshatin Homesh të Shupenzës.
Advertisements
Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokal mes dy të rinjve mbrëmjen e së hënës (14 gusht).
Advertisements
Pas konfliktit, viktima iku në shtëpinë e tij dhe po hante bukë, kur autori e thirri të dilte jashtë.
26-vjeçari ka dalë jashtë banesës, por ka rezultuar fatale për të, pasi fqinji e goditi me mjet prerës. Ai u dërgua në spital por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia raportoi se Dritan Manjani u godit me kaçavidë, por sipas fqinjëve, autori e qëlloi me thikë.
Dëshmitë:
Sipas një banori të zonës, i cili piu kafen e fundit me viktimën, autori ishte duke ngrënë dhe pirë me 5 persona të tjerë në të njëjtin lokal.
“Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas.
Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë”, tha ai.
Ndërsa një banor tjetër tregoi se teksa Dritan Manjani po hante bukë, dy makina kanë mbërritur në shtëpinë e viktimës dhe e kanë thirrur 26-vjeçarin të dalë jashtë.
“Dil or djalë se mos keni zënë rrugën”, i ka thënë nëna e tij, sipas fqinjit. Por kur i riu ka dalë nga banesa fundi ka qenë tragjik për të.
“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje.
Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë.
Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, tregoi një banor i zonës.