Futbolli në zi, ndërron jetë ish-kampioni i Botës

by author

Fituesi i Kupës së Botës, Horst-Dieter Höttges ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Advertisements

Legjenda e futbollit gjerman ndërroi jetë pasi vuante nga demenca gjatë viteve të fundit, sipas Bild.

Advertisements

Hottges kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Werder Bremen dhe shënoi një rekord historic me klubin, duke zhvilluar 483 paraqitje në 14 vjet.

Ai fitoi Bundesligën në vitin 1965 dhe luajti në finalen e Kupës së Botës një vit më vonë, ku Gjermania humbi përballë Anglisë.

Por tetë vjet më vonë Gjermania mundi Holandën në finalen e Kupës së Botës me Hotteges i cili nuk ishte në fushë por në pankinë si zëvendësues.

Ai bëri 66 paraqitje për kombëtaren gjermane, mes të cilave dhjetë paraqitje në Kupat e Botës midis 1965-1974.

Hotteges lozi në gjysmëfinalen dhe finalen e Euro 1972 dhe ndihmoi në kurorëzimin e Gjermanisë kampione evropiane.

Ai doli në pension në vitin 1978 si një legjendë e njohur e Werder Bremen.

TË NGJASHME