Futi në kurth ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, rrëfehet Alma Kaçi: Kisha mision diskreditimin e tij, abuzonte me…

by author

Alma Kaçi, personazhi që doli në videon skandaloze erotike në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pranoi për herë të parë se veprimi i saj kishte për qëllim demaskimin e abuzimit dhe shpërdorimit të detyrës nga ish-kreu socialist i pushtetit lokal në këtë qytet dhe se ushtron profesionin e hetimit privat si e infiltruar prej 11 vitesh. Në një intervistë të gjatë për “RTV Ora”, ajo bëri me dije se diskutimi me Gjicin për marrjen e një projekti për mbrojtjen e kafshëve ishte një trillim për të futur në kurth ish-presidentin e klubit të futbollit të Kukësit. Kaçi tregoi ndër të tjera se me Gjicin kishte biseduar që në 2020, periudhë kur vendi ynë u bllokua për shkak të përhapjes së COVID-19 dhe pasi ai kishte refuzuar bisedimet me të për mbrojtjen e qenve të rrugëve të Kukësit, ajo e kishte kontaktuar sërish para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pra pas afro 3 vitesh. 40-vjeçarja u shpreh ndër të tjera në intervistën e saj se kishte dëgjuar me kohë thashetheme që Gjici abuzonte me detyrën e kryebashkiakut të Kukësit dhe aktivizimi i saj në këtë rast nuk ka qenë me iniciativë personale. Për sa i përket përhapjes së videos në rrjetet sociale me përmbajtje bruto, Kaçi pretendon se është “tradhtuar” (dekonspiruar) nga një prej kolegëve të saj. Lidhur me episodin në fjalë, Safet Gjici akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe rrezikon deri në 12 vite burg, kurse Alma Kaçi akuzohet për “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe rrezikon deri në 5 vite burg. Ngjarja shkaktoi një debat të madh në opinionin publik ndaj sjelljeve skandaloze të Gjicit, por nuk u la pa u anatemuar vetë Alma Kaçi, si e keqpërdorur për interesa politike. Më poshtë ju publikojmë një pjesë të intervistës së Alma Kaçit të dhënë për “RTV Ora”.

Advertisements

Kush është Alma Kaçi?

Advertisements

Më vjen keq që ajo video u keqinterpretua. Abuzuesi doli viktimë dhe viktima abuzues. Unë jam marrë me punë investigative prej gati 11 vitesh. Siç u përfol në media jo projekt qensh, jo kështu e ashtu, është e vërtetë që jam aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, i dua kafshët. Madje, kam 3 vjet që i mbroj me aq mundësi sa kam, por nuk jam shoqatë. Vajtja në atë zyrë atje erdhi sepse kisha dëgjuar normalisht në Durrës, Tiranë dhe kudo. Kemi veriorë që jetojnë si dhe jugorë që jetojnë, që ish-kryetari i bashkisë ishte njeri abuzues. D.m.th., një femër të vinte atje, po t’i pëlqente, direkt do bënte ato veprime që u demonstruan në publik. Duke dëgjuar zëra, në fillim nuk e besoja, sepse normalisht si mundet që një titullar që mban një post të abuzojë në të tillë farë feje. Kur e dëgjova nga qytetarë të ndryshëm m’u duk e pabesueshme. Shkova herën e parë, normalisht që fabula ishte projekt, sepse detyrimisht do trokasësh në një zyrë…

E kishe kopsitur projektin?

Pikërisht. Është ndoshta një projekt që mund ta ketë çdo aktivist në dorë, nuk ka ndonjë domethënie, ndonjë specifikë të veçantë. Por, hera që shkova u prezantova. Folëm për projektin. Doja të dija. Ai që herën e parë donte të krijonte afrimitet. Jo te zyra e tij ishte një kolltuk, jo ulu këtu, jo ulu aty, në kuptimin që si e si po afrohej. Më la të kuptoja që çdo gjë ishte e vërtetë nga thashethemet që dëgjova, por s’mund të mbeteshin në kuadrin e thashethemeve, sepse rezultuan të sakta. Pas zgjedhjeve që fitoi mandatin, shkova sërish atje. Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar. Që qytetarët presin te dera për të qarë një hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit. Sepse, të kishte ndodhur në një ambient tjetër, nuk do kishte ndonjë domethënie, nuk do ishte bërë kaq publike, sepse në fund të fundit secili ka jetën e vet private. Por, të abuzosh kështu…Dhe ua garantoj nuk jam e para. Çdo femër atje, pavarësisht se ndoshta ekziston këtu te ne ky fenomen “unë kam frikë të denoncoj, sepse më vret, më bën, ka lekë, polici bashkëpunon”. Femrat stepen dhe kanë frikë, por unë e mora guximin. E demaskova një njeri të tilla dhe ua garantoj që ka me qindra të tillë. Nuk jam protagonistja.

Si arritët kontaktet? Ishte kontakti në zyrë, folët në telefon?

Kur ra COVID-19, te portali “JOQ” del një lajm që bashkia e Kukësit helmon qentë. Edhe unë e marr numrin e tij nga një aktivist tjetër, që nuk dua t’i përmend emrin. Dhe iu shkruaj kryetar, ia nis me screenshot në WhatsApp, madje ai ka nisur një mesazh arrogant “po ju bëhet vonë juve për kafshët, ju doni lekë”. Në atë moment, më bën “block” mua ky. Por, si duket, ngeli në heshtje, kaloi COVID-19 dhe me thënë të drejtën…kjo është e vërtetë që bashkia e Kukësit, unë dal publikisht hapur, i ka helmuar qentë. Dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Pastaj, i nis mesazh para zgjedhjeve. Ai, si duket nuk më mbajti mend fare që kishte komunikuar me mua. Më vonë, shkova.

Kontaktin e keni planifikuar që do shkonit atë ditë?

Po.

Dita e parë ishte prezantimi i projektit…
Prezantimi i projektit ishe fabul. Sepse nuk mund të trokasësh në zyrën e titullarit. Dy gjëra do kërkosh: o punë. Gjë që unë nga Durrësi të shkoj të punoj në Kukës, askush nuk mund ta besonte dhe projekti.

Ndërsa dita e dytë…Dita e dytë nuk ishte se ishte rresht njëra pas tjetrës. Ka qenë takimi i dytë me motiv që, unë i nisja mesazh një ditë para që të më linte takim të nesërmen në orën 10:00, diçka e tillë. Shkoj te zyra e atij. Projekti e kisha në mënyrë, si ta them, për të hyrë në bisedë. Por, nuk kam lënë asnjë projekt, madje nënkryetari i bashkisë, Granit Gjana (sot Prefekt i Kukësit) më dha e-mailin. As e-mail nuk i kam nisur, sepse nuk kisha motiv projektin. Thjesht, ka qenë demaskimi i një figure titullare për të treguar që “shiko çfarë bëhet në vendin tonë”. Dhe më vjen keq për opinionin publik që ngrihen në protesta për personazhe televizive dhe nuk ngrihen për të drejtat e tyre.

Alma, është iniciativë e juaja personale kjo gjë apo…

Jo, nuk është iniciativë personale. Siç e thashë më parë, kam gati 11 vjet që merrem me punë investigative, ose infiltruese. Kështu që nuk është iniciativë personale. Por, për shkak të hetimeve, nuk mund të flas më gjerë.
Takimi i dytë me Safet Gjicin ishte ajo çfarë pamë në video?
Pikërisht, edhe i fundit. Nuk ka qenë që të bëhet virale, normalisht. Një dekonspirim ndodhi.

Ju e keni filmuar me një gotë kafeje, ka qenë një kamerë e instaluar në një gotë kafeje…

Nuk e di për shkak të hetimeve, nuk mund ta them këtë që ka qenë filmim. Në zyrën e atij ishte e pamundur, shumë e vështirë të hyje me sende personale, me telefona, çanta, gjëra. Normalisht, ka qenë diçka që ai të mos e vinte re, të mos dyshonte. Dua të theksoj dhe këtë. Ka qenë ai rol nga ana ime si protagoniste. Dy gjëra do ndodhnin, o ai do kapte kamerën, o do ndodhte ai veprim. Sepse ai mbante sytë orë e minutë te tavolina ku unë kisha fokusuar kamerën. Normalisht, unë e pashë që ai e kuptoi, por në atë moment nuk kam qenë vetvetja fare. Kam qenë një Almë tjetër, kam qenë në rol.

Pas atij takimi, pas largimit tuaj nga bashkia e Kukësit…

Kam patur mesazhe dhe telefonata nga nënkryetari i bashkisë. Nga kryetari jo. Nga nënkryetari që më thoshte për projektin. Madje u detyrova njëherë më tha ‘jam në Tiranë, kur do takohemi?’. E gënjeva se nuk ishte qëllimi. Të kisha qëllim projektin, nuk e regjistroja, nuk e merrte vesh askush, më ishte aprovuar ai projekt, unë në punë timen, e kisha muhabetin perfekt me atë. Nuk mund të them se jam viktimë, se s’mund të përmbahen portalet, por thjesht kam qenë në rol. Demaskimi që çfarë ndodh në zyrat tona. Më vjen keq për, se jemi në intervistë dhe dua ta them hapur dhe për sekretaren atje, sepse një femër të hyjë e trukuar e të dali pa truk, d.m.th., pse duhet ta kapërcente këtë fenomen, pse duhej ta suportonte?! Duhet ta ngrinte zërin. Që këtu vjen prishja e shoqërisë nga frika. Ne jetojmë me frikë.

Pas videos, pas sa ditësh nga takimi juaj është bërë virale?

Ndoshta pas 2 javësh. Ka qenë në kart-memorie.

E keni pasur vetëm ju?

Normalisht, u dekonspirua, nuk mund të flas më tepër.

Është dekonspiruar nga një person që ju e njihni?

Patjetër.

Dhe është publikuar në rrjet?

Në rrjet.

Ajo që kemi vënë re është se është publikuar në disa portale anonime…
Nuk e kam idenë. Në atë moment që bëhet videoja virale, më vjen një mesazh në telefon nga një kolegia ime dhe më tha “Alma, u bë virale”.

Ka qenë në dijeni kolegia juaj?

Po. E kisha diskutuar. Në atë moment, heq internetin e shtëpisë, marr telefonin e djalit, sepse ishin bruto dhe objektivi ishte që ajo do të transmetohej diku. Por, nuk do transmetohej bruto. Do transmetohej abuzimi që ndodh aty.

Në komunikimet që keni bërë me kryetarin dhe nënkryetarin Gjana, keni thënë se e keni bërë këtë projekt dhe në Librazhd apo Gramsh, nuk jam shumë i sigurt?

Absolutisht jo. Kam qenë aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, se këtu po keqtrajtojnë njerëzit, le më kafshët, që si llogarisin fare. Edhe kaq. Nuk jam në dijeni.

TË NGJASHME