Bezat tha se fëmija sipas mjekëve të QSUT, kishte akumuluar në trup një sasi lëngu prej 1 litri për shkak të anestezisë, dhe ai i është nënshtruar një operacioni që ditën e parë që ka shkuar në spital
Advertisements
Eftuar në “Shqipëria Live”, gazetarja Dorjana Bezat ka treguar detaje të reja në lidhje me tragjedinë e nddhur pak ditë më parë në Tiranë, ku një fëmijë 3 vjeç pasi mori mjekimin në një klinikë dentare, pas 3 ditësh ndërroi jetë.
Advertisements
Bezat tha se fëmija sipas mjekëve të QSUT, kishte akumuluar në trup një sasi lëngu prej 1 litri për shkak të anestezisë, dhe ai i është nënshtruar një operacioni që ditën e parë që ka shkuar në spital.
“Sapo ka shkruar në QSUT, fëmija i është nënshtruar një ndërhyrje, duke i hequr një masë lëngu një litër në brinjë. Sepse trupi kishte akumuluar për shkak të sasisë së anestezisë. Ditën e dytë ka pasur një hemoragji në mushkëri. Dhe ditën e tretë ai ka humbur jetë”, ka treguar gazetarja Dorjana Bezat.
Gazetarja ka treguar edhe se çfarë ka dëshmuar stomatologia Ina Xhaxho ditën që është bërë ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit.
“Ina ka deklaruar se nuk e ka kryer ajo procedurën, është firma ime ka thënë sepse është klinika ime por ama është bërë nga mjek tjetër. Familajrët kanë thënë se kur bënë konsultën ishte Ina, por kur u bë ndërhyrja nuk e idnë kus he bëri sepse unk u thanë asgjë. Në analizat e kryera më parë, diagnoza demineralizim, mjeku tha kishte infeksion, por nuk kishte asnjë gjurmë infeksioni, çdo gjë ishte në normë“, tha gazetarja.