“Gjëja që më mungon më shumë janë…”, dhimbja e Ronaldos për të atin na i mbushi sytë me lot (Foto)

by author

Të gjithë u përlotëm me lot gëzimi nga surpriza e bukur që i ati i bëri moderatorit Ronaldo Sharka brenda shtëpisë së “BBV” dhe më vonë me lot hidhërimi kur prindi i tij i dashur u nda nga jeta.

Advertisements

Kjo ishte një prej humbjeve më të mëdha e të dhimbshme për moderatorin, që pati fatin e mirë t’i kalonte me babain ditët e fundit të jetës së tij, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Advertisements

Ia ndjejmë dhimbjen në çdo lot, ndaj sërish u prekëm nga fjalët e ndjera të Ronaldos që na bënë t’i vlerësojmë prindërit nëse i kemi ende në jetë.

Telefonatat me të atin janë ato që i mungojnë më shumë Ronaldos, siç ka treguar në postimet e fundit.

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”- janë fjalët e moderatorit.

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja

Më pas, ai poston një foto të të atit duke i vizatuar mbi të një zemër.

TË NGJASHME