Vdekja e dy vëllezërve rumunë, 6 dhe 7 vjeç ka tronditur Italinë.
Advertisements
Ata u gjetën pa shenja jete gjatë natës në një rezervuar në Manfredonia të Pulias.
Advertisements
Dy fëmijët ishin larguar nga shtëpia pasditen e së martës.
Prindërit gjetën këpucët jashtë rezervuarit, i cili është tre metra i thellë.
Për momentin nuk dihet nëse dy vëllezërit kanë rrëshqitur apo janë zhytur në ujë për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta.
“Ishte me të vërtetë një operacion dramatik, nuk mund të themi asgjë tjetër,” u thanë gazetarëve zjarrfikësit e Pulias.