Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Fournit në Greqi pasditen e të enjtes, ku është gjetur i mbytur në det djali 11-vjeçar i aktorit të njohur, Odysseus Stamoulis.
Advertisements
11-vjeçari ndodhej në ishull me të ëmën dhe vendosi të shkonte në plazh pranë portit të qytetit për t’u zhytur.
Advertisements
Djali shkoi për t’u freskuar në det i vetëm, por vonoi të kthehej. E ëma e cila është me origjinë nga ishulli, nisi menjëherë kërkimet pasi djali u vonua. Ajo njoftoi efektivët e policisë dhe rojën bregdetare.
Zhytësit u futën në ujë dhe pas 2 orë kërkimesh e gjetën të miturën të ngecur në rrjetat e peshkimit.
I tronditur, kryebashkiaku i ishullit Fourna Corse, tregoi për mediat greke se si u mbyt djali 11-vjeçar i aktorit të njohur.
“Pasdite në orën 18.30 nëna e fëmijës më njoftoi se kishte humbur Christos që prej orës 14.00 të mesditës. U nisëm menjëherë me policinë dhe filluam ta kërkonim por nuk e gjetëm. Më pas filluan kërkimet nga zhytësit, fatkeqësisht e gjetëm fëmijën të mbytur . Nëna e tij është nga ishulli, ata kishin ardhur për pushime. Është bërë një dëm i madh, çfarëdo që të themi është pak”, tha kryetari i bashkisë së ishullit, Dimitris Karydis.
Siç raporton një dëshmitar okular për mediat greke, kur djali u nxor nga deti, njerëzit filluan të qanin dhe të bërtisnin: “Thërrisni doktorin!”.
Mjeku shkoi në vendngjarje dhe i bëri frymëmarrje artificiale e cila nuk pati sukses. Fëmija është transportuar me autoambulancë në klinikën rurale, por është konstatuar vdekja e tij.