Gjendet kasaforta e “King Kobrës”/ Ja çfarë ka brenda saj

by author

Policia e Kosovës ka kryer një kontroll të rreptë të banesës së Dibran Hoxhës, i njohur ndryshe si “King Kobra”. Mësohet se efektivët e Prizrenit kanë zbuluar një kasafortë që mendohet të ketë një shumë të madhe parash brenda.

Advertisements

Ajo ishte e fshehur mirë brenda shtëpisë së Hoxhës, por policia ka arritur ta gjejë.

Advertisements

Kjo kasafortë do të hapet pas zhvillimit të disa procedurave dhe disa urdhëresave ngë njësia kundër Eksplozivëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e King Kobrës janë gjetur fishekë dhe një granatë dore.

Kujtojmë se Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.

Visart Cengu nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri, që thuhet se është shkrepur nga King Kobra.

Deri më tani bëhet me dije se vrasja ka ndodhur për një faturë prej katërqind eurosh, por familjarët e Cengut nuk e besojnë diçka të tillë.

TË NGJASHME