Gjeti një letër në makinën që do t’i dhuronte vajzës, ajo çfarë shkruhej në të i ka prekur të gjithë(Foto)

by author

Përgjithësisht në Shtetet e Bashkuara, kur një i ri i klasës së mesme arrin moshën 16 vjeç prindërit i dhurojnë makinën e tyre të parë.

Advertisements

Kjo është gjithashtu një praktikë shumë e përhapur në të gjithë vendin.

Advertisements

Megjithatë, ajo që gjeti një person, disa javë para se t’i jepte makinën e tij të parë vajzës së tij do të ndryshonte jetën e saj përgjithmonë.

Kevin Duke e kishte pastruar automjetin personalisht dhe kishte shqyrtuar çdo hapje dhe kënd, të paktën kjo ishte ajo që kishte menduar për t’u siguruar që çdo gjë ishte e përkryer në kohë për t’ia dorëzuar makinën vajzës së tij të dashur, por kur ai hapi makinën zbuloi diçka të pazakontë.

Mendoi se ishte thjesht një sfond që po fshihte një dëm, apo shenjë të makinës, e cila zakonisht gjendet tek makinat e dorës së dytë apo të tretë, por ajo që gjeti ishte një zarf me një letër që shkruhej: Për pronarin e ardhshëm të makinës, shkruan meganews.al

Letra ishte shkruar nga personi që e kishte pasur atë më parë. Ai kishte shkruar se makina i përkiste mamasë së tij dhe dita e fundit që makina ishte vënë në punë, ishte dita para se nëna e tij të ndërronte jetë.

Ai i shkruante se po humbiste gjënë e fundit që kishte nga mamaja e tij, por i duhej që ta shiste, ndaj shpresonte se makina do të zgjaste shumë.

Në fund, ai i shkruan që makinën ta trajtojnë si një kujtim dhe ta mbajnë mirë.

Kjo letër i ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar, ajo është shkruar para disa muajsh por vetëm disa javë më parë është bërë publike. Shumë njerëz kanë kërkuar që makina t’i kthehet personit që e ka pasur, por nuk dihet se çfarë Kevin Duke ka bërë me të./meganews.al/

TË NGJASHME