Gjeti portofolin me 10 mijë euro dhe miliona lekë, studenti shqiptar e dorëzon tek i zoti

by author

Çfarë do të bënit nëse do gjenit një portofol me një shumë marramendëse në të? Një i ri shqiptar është për t’u duartrokitur, pasi ai ka bërë një gjest mjaft fisnik.

Advertisements

Studenti i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj, ka gjetur në kryeqytet një portofol me mijëra euro dhe s’ka hezituar t’ia dorëzojë të zotit.

Advertisements

Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së.

Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.

Ndërkohë, gazetari Bledi Mane ka treguar shumën që kishte gjetur Xhojsi.

TË NGJASHME