Policia e Tiranës ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për uljen e fëmijëve të moshave të ndryshme në automjet.
Advertisements
Në njoftimin zyrtar të Kodit Rrugor shkruhet se fëmijët deri në 4 vjeç mund të qëndrojnë vetëm në pjesën e pasme të makinës dhe duhet t’u vendoset sistem fiksimi,
Advertisements
ndërsa deri në 12 vjeç mund të ulen edhe përpara, por të jenë të lidhur me rrip sigurimi. Këto rregulla të ashpra detyrimisht duhet të zbatohen pasi kjo rrit sigurinë gjatë udhëtimit të fëmijëve në automjet.
Policia paralajmëron se shkelja e këtyre rregullave ndëshkohet nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë të vjetra dhe pezullim të patentës nga 6 deri në 12 muaj