Fiksi – Unë jam në rrugë të Elbasanit, por po pyes për një kushërirën time. Ka denoncuar këtu para një jave për një vjedhje aty te Pastiçeri T….
Advertisements
Polici – Ka bërë kallëzim. Po. Aaaa për çfarë ishte ajo?
Advertisements
Fiksi – Për një vjedhje…
Polici – Portofol? Po! Nuk e kanë kapur atë se e di unë. Lilo Skëndo është ai hajduti. Është një burrë i vjetër nja 80 vjeç.
Fiksi – A di si është muhabeti duhet dokumenti se lekët ja bëjmë hallall. Në qoftë se ka mundësi të paktën të kthejë portofolin me dokumente, se i ka me kartë identiteti me të gjitha. E morëm vesh ça tipi është. Ai është bërë viral.
Polici – Më dëgjo. Zonja ka bërë kallëzim. Unë ta shpjegova për kulturë, se po ta kishim gjetur, kapur Lilon këto në sekondë do kishin marrë zonjën në telefon. Po Lilo është një plak që fle poshtë urës. Ai Lilo është 78 vjeç. Ai Lilo që i ka vjedhur portofolin asaj. Po ai 20 herë është kapur, 20 herë ka dalë. Atë punë bën, se është pa familje, pa asnjë gjë.
Fiksi – Po si u liroka ky.
Polici – Tani mos na kërko llogari pse i liron gjykata miku im. Unë po të flas, ne si polici bëjmë punën tonë me hajdutin. Është hajdut ordiner. Unë e kam njohur atë ditë që ma tregoi ajo zonja në telefon dhe e njohin të gjithë oficerët e tjerë. Dhe po ta kapin, se ia shpjegova asaj zonjës 300 milionë herë dhe më dëgjo miku im se nuk është as i pari, vjedh kaq e aq lekë. Lekë! Dhe kur ti kapë policia e sjell këtu. Ne nuk shtiem fall këtu.
Fiksi – Se s’janë pak …
Polici – Ne na vjen keq edhe për 10 mijë lekë i miku im. Të dish procedurën, është bërë një kallëzim. Ka mbaruar puna, po të sqaroj kot unë. Nga kjo që bëhet kallëzim letrat referohen në prokurori. Kur ta gjejmë, kur ta kapim të njoftohet zonja të paraqitet në komisariat.
Fiksi – Thjeshtë njoftohet?
Polici – Njoftohet zonja, në momentin që kapet të paraqitet në komisariat!
Top Channel