Grabitet dyqani në Korçë, katër persona shkatërrojnë derën dhe marrin paratë

by author

Një dyqan është grabitur mëngjesin e sotëm në Voskop të Korçës nga persona ende të paidentifikuar.

Advertisements

Sipas informacioneve, autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë marr para dhe produkte të ndryshme.

Advertisements

Deri më tani ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve. Bledar Leska, pronari i dyqanit, deklaron se grabitja është kryer nga katër persona të maskuar dhe të armatosur.

“Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera.

Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e Wiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, ka thënë Bledar Leska

TË NGJASHME