Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi janë lënë në burg pa afat për vjedhjen e shtëpisë së zyrtares Alda Klosi dhe personave të tjerë në Tiranë. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të dy të akuzuarit.
Advertisements
Advertisements
Me 7 Janar nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e mbi 130 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit.
Pronarja e shtëpisë Alda Klosi ka qenë jashtë vendit dhe para se të largohej i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.