“Grabitja” qesharake e bankës, i riu tentoi të hynte duke qëlluar derën me gurë

by author

Një filial banke në Unazën e Re në Tiranë është tentuar të vidhet mëgjesin e kësaj të hëne. Pas marrjes së njoftimit, efektivët e policisë kanë ndërhyrë në bankën e ndodhur në rrugën “Teodor Keko”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, Enrik Ismalaj, 23 vjeç.

Advertisements

Gazetarja Sara Demushi zbuloi detaje në lidhje me grabitjen e “pazakontë” të bankës. Sipas gazetares autori ishte i pamaskuar dhe tentoi të futej në bankë duke goditur më gurë derën kryesore.

Advertisements

Tentativa e hyrjes në bankë ndodhi herët në mëngjes, kur në godinë nuk kishte punonjës të pranishëm.

Alarmi i bankës bëri që të aktivizohej menjëherë pas goditjeve duke sinjalizuar dhe policinë private dhe komisariatin numër 6, i cili bëri të mundur arrestimin e autorit.

“23-vjeçari ka qenë i vetëm teksa ka tentuar të hyjë në ambientet e bankës, por ka qenë i menjëhershëm sinjali që ka lajmëruar policinë private të kësaj banke dhe po ashtu kanë qenë të shumtë telefonatat që janë bërë nga qytetarët që ndodheshin pranë që kanë bërë të mundur edhe njoftimin e policisë. Komisariati numër 6 ka bërë arrestimin e 23-vjeçarit.

Bëhet fjalë në orët e paa të mëngjesit ku në bankë nuk ka patur punonjës. Ka qenë i vetëm dhe ka qenë alarmi i bankës që ka njoftuar strukturat. Ka qëlluar me gurë deën kryesore duke aktivizuar alarmin. 23-vjeçari nuk ka qenë i maskuar kur ka tentuar këtë grabitje të bankës nëse mund ta quajmë si të tillë”- tha Demushi.

Në deklarimet e para në polici i riu tha se nuk kishte qëllim të grabiste bankën, por se ai vuan nga depresioni.

TË NGJASHME