Këngëtari i njohur grek Vasilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Advertisements
Artisti i muzikës popullore greke rrëmbeu zemrat e publikut me produktet e tij, të cilat numërojnë miliona shikime.
Advertisements
Ai vuante prej dy vitesh nga kanceri, por pasi u prek me COVID-19 gjendja e tij u rëndua edhe më tepër.
Ai ka lindur në Kokkinochori të Kavallës dhe paraqitjen e parë muzikore e ka bërë në një klub nate në Selanik.
Që prej asaj nate ai nuk ka rreshtur së kënduari, duke përformuar në shumë lokale.
CNN Grece, shkruan se Vassilis Karras kishte bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues, si Dimitris Rakitzis, Phoivos, Giorgos Theofanous, Alekos Chrysovergis dhe Spyros Giatras, Evi Droutsa, Panos Falaras, Christos Dantes, Kyriakos Papadopoulos dhe Ilias Nikolis Filippou, Michalis Hatzigiopoulos dhe shumë të tjerë.
Ai ka bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao. Me shumicën prej tyre ka punuar në programe live.
Ai ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe ka shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë.