Gruaja i vë GPS burrit në Durrës, zbulon tradhtinë me të njëjtin person të 3 viteve më parë

by author

Një grua në Durrës ka zbuluar tradhtinë e të shoqit. Sipas raportimit nga Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, tradhtia ka ndodhur 3 vite më parë me të njëjtin person. Këtë herë zonja ka arritur ta zbulojë duke i vendosur GPS burrit.

Advertisements

Dhurata: Një zonjë ka kapur burrin e saj në tradhti. Mirëpo, mesa mora vesh me të njëjtin person e ka kapur 3 vite më përpara dhe tashmë ai i kishte thënë që jo po s’kam më lidhje, andej-këtej, gjasme rrinin në të shumtën e kohës bashkë këta që ajo të krijonte besim që burri im është okej tani.

Advertisements

Aldo: Kuptova. Ja tek ndodhi!

Dhurata: Mirëpo e ka zbuluar sërish pasi çfarë bëri zonja, Aldo? I vuri GPS.

Aldo: Ah zemra e vogël, me GPS.

Dhurata: Dhe tëk e tëk e tëk, të gjitha lëvizjet e këtij, pa që kishte lëvizje jo të pëlqyeshme për atë dhe ndërkohë përgjigjej në telefon se kështu ka qenë i saktë, por kur ka shkuar e ka gjetur me po të njëjtin person./tvklan.al

TË NGJASHME