Grushtoi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, “fundoset” djali i anëtares së KLP

by author

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për Rei Metën, i arrestuari për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë.

Advertisements

Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura. Gjyqtare e çështjes është Emiljana Dhima, ndërsa prokuror, Arjan Xhaferi.

Advertisements

Rei Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia neni 85 i kodit penal.Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, më 7 gusht rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Nga momenti është publikuar edhe një video, ku duket që debati mes tyre ka degjeneruar me grushte në një kancelari në Vlorë, ku shkak ka qenë një apartament. Pas debateve, 55-vjeçari çohet dhe e godet me grusht, ndërsa Rei Meta e godet më shumë se 7 herë me grushte duke e lënë të vdekur.

TË NGJASHME