Analisti Fatos Lubonja, duke folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd, ka zbuluar se cili do të ishte re agimi i
Advertisements
tij në rast se do të ishte babai i djalit, duke u shprehur se nuk do të guxonte kurrë të hynte në dhomën e nuses pavarësisht gjithçkaje, dhe nëse do të ishte baba i vajzës ka shtuar se do ta merrte menjëherë në mb rojtje.
Advertisements
“Babai duke respektuar kodin e duke u sht irur, duke pasur parasysh një shoqëri të dukjes, duhet të bëjë këto veprime. Një gjë është kodi, dhe më tej është raporti natyror, dashuria që duhet të ketë për vajzën”.“Marrim rastin
e Antigonës së Sofokliut, është pikërisht ky rast që varrosi vëllain pavarësisht ligjit, për shkak të ndjenjës që kishte për të. Babai është i tjetërsuar, duhet ta mbronte me çdo kusht vajzën e tij”.
“Në këtë shoqëri shihet si mall dhe kur e jep me shkuesi pa e pyetur vajzën, nis drama e vajzës dhe shoqërisë tonë. Më shqetëson se nuk dimë cili kod dominon në shoqërinë tonë. Normalisht, nëse do të isha babai i djalit që u tradhtua, nuk mund të hyja kurrë në dhomë, do i thoja djalit është puna jote duhet ta zgjidhësh ti, mund ta kesh ti ose ajo fajin, mund edhe të faleshin”.
Po të isha babai vajzës do ta kisha marrë në mbrojtje, nuk do e lejoja kurrë të arrinte puna këtu sepse nuk do kisha menduar kurrë në atë moshë të martohej. Vajzës time i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh, jo më tani. Tani ke kohën të bësh dashuri të provosh, të takosh burra të ndryshëm të cilët mund të të pëlqejnë që më pas të martohesh.
Ky është kodi im por dua ta kuptoj edhe atë tjetrin, ndoshta ai e jeton si dramë atë, vërtetë e ndjen, sepse jemi produkt i kulturës sonë. Nderi është më i rëndësishëm sepse në atë kod, nëse ai do të merrte në mbrojtje vajzën do të quhej i degjeneruar”, është shprehur Lubonja, transmeton emisioni “Open” në Facebook.