Mediat greke kanë publikuar detaje nga vdekja tragjike e gazetarit Antonis Chrysoulakis, i cili u dogj në ambientet e banesës së tij që u përfshi nga flakët në qendër të Athinës.
Advertisements
Krahas punës në media, gazetari punonte edhe në një lokal për të plotësuar të ardhurat. Ai u kthye në shtëpinë e tij dhe aty mësoi se kishte rënë zjarr në një ndërtesë të braktisur në qendër të Athinës dhe për interesin gazetaresk ka shkuar në vendngjarje për të pasqyruar rastin.
Advertisements
Më vonë ai u kthye në shtëpinë e tij dhe vendosi sobën për të ngrohur ushqimin. Por duket se lodhja ishte e madhe dhe shpejt e zuri gjumi në divanin e dhomës së tij të ndenjjes. Ushqimi që kishte vendosur për t’u ngrohur bëri që të merrte flakë e gjithë banesa dhe vendi të pushtohej nga tymi.
Gazetari u gjet i vdekur brenda banesës duke shkaktuar një trishtim të madh te familjarët e tij.
Xhaxhai i tij Antonis Chrysoulakis në një deklaratë për media tha se familjarët janë të shokuar.
“E humbëm, ishte fëmijë i vetëm. Jemi të shokuar. Na mori babai dhe na tha. Ai erdhi nga puna dhe e zuri gjumi” , tha xhaxhai i gazetarit.
Gazetari ka marrë disa djegie, por jo serioze dhe besohet se ai ka vdekur pasi është asfiksuar nga tymi.
Ai është transportuar me autoambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.