Mbrëmjen e djeshme janë paraqitur në urgjencë mbi 30 persona ku dyshohet se janë helmuar me ushqim në një fast food në Malishevë.
Advertisements
Në një njoftim të Komunës së Malishevës thuhet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë
Advertisements
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
“Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit”, thuhet në komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se Komuna do të njoftojë me kohë me detaje të tjera lidhur me rastin.
Për këtë çështje detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Ai u shpreh se personat janë paraqitur në spital me shenja helmimi pas konsumimit të ushqimit në një lokal. Mësohet se lokali është mbyllur ndërsa pronari i lokalit është intervistuar nga prokurori i shtetit.
“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.