Një pacient 46-vjeçar ka habitur edhe mjekët me zbulimin që bënë pas diagnozës së tij. Në trurin e pacientit gjetën më shumë se 30 vezë krimbash. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës.
Advertisements
Burri 46-vjeçar vuante nga dhimbja e kokës dhe të vjellat prej 6 muajsh. Pasi u paraqit në spital, ai u tha mjekëve se kishte ngrënë mish derri të gjallë.
Advertisements
Ky fakt bëri që kirurgët të kuptonin prejardhjen e parazitëve në tru, shkruan “Daily Mail”.
“Disa nga larvat mund të shihen duke lëvizur brenda vezëve”, tha një mjek.
Operacioni në kokë ishte i vështirë, pasi vezët me larvat nuk duhet të çaheshin, sepse në të kundërt mund të shkaktonin dëme serioze në indet e trurit.
Fatmirësisht, gjithçka rezultoi me sukses. Mjekët konfirmuan se asnjë parazit nuk mbeti në tru. Megjithatë pacienti do të vazhdojë të trajtohet me ilaçe për disa kohë. /tvklan.al