Një grua në moshën 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga furgoni.
Advertisements
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Peqin Elbasan pranë fshatit Paper.
Advertisements
Merushe Gjuzi udhëtonte se bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se Merushe Gjuzi dukej ne gjendje jo te mire psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes ishte grindur me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”- mësohet se ka thënë ajo.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.