Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Advertisements
Sipas policisë, një 67 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës te Unaza e Re.
Dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.