Nga Armand Bajrami “Himni” i plazheve t’jugut O plazh ne jug, o plazh urate; O vend bekuar, i mbetur thate;
Advertisements
Lagur me det, djeg n’diell t’arte; Bosh dhe ne gusht, bosh o i zi. Fortese denglash, tmerr varfanjaku; S’te tremb klienti, s’te ze meraku; Kerkese nuk ke per c’te ofron pragu; Plazh kontrovers n’ekonomi.
Advertisements
Ti per ca vite u gjallerove; E me gezim zerot n’cmim shtove; Po per sherbimin hic nuk mendove; Plazh i munguar per vegjeli.Sa shpejt pastaj per dhe u shtrive; Se ca pushuesve zemren u ngrive; U tha se omleten per pule shite; E nje shezlong per nje shtepi.
Kaq keq nuk je, por nami doli; Se shpon ne shpirt bosh-portofoli; Ndaj koken ngri pushuesve foli; Dhuroju rehat e dashuri.Ti arrogancen hic s’e kurseve; Jo vec n’fature, po dhe ne sjellje; Seder klienti kurre s’perkedhele;
Plazh ujekristal n’Jale e n’Dhermi. Perpjete prije shqiptarine; Perlind deshiren n’jug t’bejne pushim; Te lene Turqine edhe Greqine; T’i japin leket per vellazeri!