Elsoni ka kërkuar në “Shihemi në Gjyq” prindërit e tij, pasi thotë se ndihet jetim por përballë tij vjen motra, Joana. Seanca e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të larta mes tyre.
Advertisements
Elsoni është martuar në moshën 23-vjeçare me Lediana Ukën, me të cilën ka një vajza 6 vjeçe. Çifti është ndarë dhe ka probleme të forta mes tyre, por Joana i thotë Elsonit se për gjithçka është faji i tij. Për më tepër, ajo e akuzon se së bashku me Ledianën, kanë kërkuar para nga prindërit e tyre për të marrë provimet e universitetit.
Advertisements
Joana: Para, 50 mijë Lekë që të marr provimin, jam i shkolluar, kam diplomë!
Elson: Kam kontribuar edhe unë!
Joana: Ku ishte diploma? Cilën diplomë ke bërë?
Elson: Më mashtroi edhe mua zonja Lediana Uka, më mashtroi, më hodhi hi në sy, më gënjeu,nuk më donte! Dhe sot jam në këtë gjendje! Katastrofë fare! Më mashtroi sy më sy!
Joana: S’dua të të shikoj fare! Je larg familjes!
Eni Çobani i tërheq vëmendjen Joanës dhe i thotë se është një akuzë e rëndë, por ajo vijon të ngulmojë në të sajën.
Joana: Kërkonin lekë për shkollën, kërkonin ryshfete për shkollën të paguante babai im! Ky ishte problemi!
Elson: E vërtetë!
Joana: Të merrnin pasurinë e babait tim, të merrnin lekët!
Elson: Kam qenë edhe unë ai që ka paguar lekët!
Joana: Ku i dhe lekët ti more zotëri? Lekët t’i dha babai për shkollën, ty dhe asaj!
Po është e vërtetë, por edhe unë kam punuar me djersën time!
Elsoni thotë se është mashtruar nga ish-bashkëshortja, por motra ia hedh atij fajin.
Elson: Më ka mashtruar, m’i ka bërë të gjitha!
Joana: Mashtrimet mbaji ti! Zgjidhjen gjeje ti sot për të gjitha mashtrimet që keni bërë në familje!/tvklan.al