Shumë vite më parë Lavdija humbi bashkëshortin e saj në krye të detyrës. Krejt e vetme ajo rriti dhe shkolloi dy fëmijë model. Vajza Alfredina ka fituar të drejtën e studimit në Harvard, por të ëmës i duhet të marrë një kredi që kjo ëndërr të bëhet realitet…
Advertisements
“21 vite që kam humbur bashkëshortin. Në vitin 90-të jam njohur me të dhe një vit më vonë më rrëmben për të ikur jashtë. Vëllezërit donin të ndiqnim traditën, por ai nuk duronte sepse do iknim në Greqi.
Advertisements
Në 1992 vjen në jetë djali, u kthyem në vitin 1996-të në Shqipëri dhe në 97-ën nuk u larguam dot. Bashkëshorti filloi punë në polici. Gjatë një sherri në lagje djali u plagos nga një plumb. Ne duhet të shikojmë jetën tonë, jo Shqipërinë i thoja gjithmonë.
Bandat e Vlorës shkëmbejnë plumbat gjatë një nate dhe më godasin mua në ballkon, por shpëtova. Jeta pa bashkëshort është shumë e vështirë. Një darkë teksa vinte për në shtëpi dhe na sillte peshk tek fusha e aviacionit e qëllojnë. Unë isha shtatzënë dhe nuk më tregonin, por e kuptova. Nuk doja ta vishja me rroba policie, sepse mendoja se e kishte fajin profesioni i tij. Djali e përjetoi shumë keq dhe që nga ajo ditë nuk ha më peshk. Në Qershor vjen në jetë vajza dhe i vë emrin e të atit, Alfredina.
Nuk doja të filloja punë në policinë e Vlorës, por fillova si çentraliste dhe të dy fëmijët i kam rritur nga ajo punë. Djali donte shumë të bëhej polic, por unë kisha frikë dhe nuk doja.
Ndërsa vajza ka fituar shumë olimpiada, kur erdhi koha për shkollë kisha një problem nga ana financiare. Ajo kishte mundësi për të studiuar në Harvard, por pamundësia ekonomike, kredia që kisha për shtëpinë nuk munda. Sot kam ardhur t’i kërkoj një falje të madhe. Ma shprehte gjithmonë po të kisha babain do kisha shkuar. Vajza sot punon edhe si asistente në Ministri”, tregon Lavdija.
Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon për t’i dhënë mesazhin Alfredinës, e cila vjen në studio.
Lavdija: Një nënë e denjë fëmijët nuk i lëshon kurrë. Unë dhe nga ana e zemrës nuk doja të ikje, por edhe nga ana ekonomike. Tani mami është gati të marrë edhe një kredi për të realizuar ëndrrën tënde. Dua të më premtosh para Arditit që në varreza nuk do shkosh vetëm më ke mua ke vëllain.
Alfredina tregon se ajo i ka plotësuar të gjitha kriteret për të studiuar në Harvard, tani po plotëson CV-në e saj me certifikime dhe eksperienca pune.
Tashmë Lavdijes nuk i duhet një kredi bankare sepse miqtë e mirë janë prezent në ditë të vështira. Kolegët policë të babait të ndjerë premtuan të realizojnë dëshirën më të madhe të Alfredinës për t’u shkolluar në Harvard, ashtu siç e meriton!/tvklan