Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan,
Advertisements
nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin.
Advertisements
Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj,
i cili pretendon se ajo nuk ishte e vi rgjër.
Nga ku nisën dhe të gjitha problemet.Majlinda ngelet shtatzënë.
Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin. Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e virgjër. Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.
Majlinda: Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik. Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i fëmijës ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ish-burrit.
Valdeti: Kam ardhur sepse më ke thirrur ti zonja Eni, jo nga motra ime. Kam 4 vite që e ndjek motrën time nga pas.
Eni Çobani: Kam folur disa herë me pjesëtarët e familjes së ish-bashkëshortit të Majlindës, kam kontaktuar me prindërit dhe kanë shprehur dëshirën për të ardhur, por ata nuk janë sot të pranishëm.
Majlinda: Unë kërkoj besimin e familjes.
Valdeti: Të kam ndjekur 4 vite, nëpër spitale dhe gjykata. Me lek të jam përgjigjur.
Majlinda: Unë jam martuar në 24 Mars të vitit 2013 jam martuar me djalin e Esat Mushës, Dritanin dhe jam martuar me shkesë dhe kanë qenë familjarët e tij. Këmbëngulëse ka qënë ish-vjehrra ime, Hazizja, e cila nuk ka lënë hoxhë pa shkuar për të bërë që familja ime të pranonte që unë të martohesha. Ne në origjinën tonë të thellë në Kukës kemi qenë bashkëfshatarë dhe kemi 30 vite që jemi ndarë.
Ne jetojmë në Durrës, ata kanë shkuar më parë atje. Babai im dhe ish-vjehrri im kanë qenë shumë shokë. Tre muajt e parë unë kam shkuar në Greqi, pasi ai jetonte në Greqi. Në 24 Mars jam martuar dhe në 11 Prill ika në Greqi, deri në atë kohë ndenja tek familja e tij. Gjatë tre muajve kam ngelur shtatzënë. Jam kthyer në Shqipëri në 5 Korrik sepse ai nuk donte që unë të digjja pasaportën. Unë pretendoja se do më bënte dokumentet. Në Korrik kam shkuar tek familja e tij dhe kam menduar se do bëja një jetë normale, por ato ishin të gjitha mashtrime. Në 20 Korrik të vitit 2013 shkova dhe bëra një eko dhe rezultonte se isha 10 javëshe shtatzënë. Në fillim i tregova vjehrrës se isha shtatzënë.
Eni Çobani: Këtu filloi kalvari i shqetësimeve tuaja?
Majlinda: Për momentin jo, por në gjatë gjithë shtatzaninë unë isha me rrezik dështimi. Dhe në Shtator u shtrova dy javë në spital.
Valdeti:Për çfarë re në rrezik dështimi? Thuaje këtu, tani?
Majlinda: Të lutem vëlla se unë këtu të kam thirrur që të më ndihmosh dhe të më besosh. E di pozicionin tënd shumë mirë se në çfarë vështirësi je.
Eni Çobani: Unë e kuptoj që ju e keni ndjekur Mjalindës gjatë gjithë kohës, por kur kemi qenë vetëm më keni thënë disa momente kur ndiheni dyshues?
Valdeti: Unë kur dal në kafe nuk mund jam i zoti të rri në një kafe, pasi opinioni i njerëzve të tjerë që flasin për motrën time më ve në sedër. Ne jemi me tradita malësorësh dhe unë nuk rri dot në një vend.
Majlinda: Më e rëndësishëme është familja ime, më pas opinioni dhe ligji. Unë kam qëndruar në regjim shtrati deri në fund të Tetorit. Më pas vjehrra, pasi problematika ime dhe shkaktarja e të gjithë kalvareve ka qenë vjehrra.
Eni Çobani: Bie pak në kontradiktë me atë që the më parë se të pëlqente shumë dhe bëri gjithçka që të të merrte nusen e djalit!
Majlinda : Po moj zonja Eni po ajo më donte mua si shërbëtore dhe më pas më mori dhe më tha hajde çohu bëj punët se është bërë shtëpia për tu pastruar. Ajo dhe bukën që haja ma ka bërë haram.
Eni Çobani: Këto që po thua janë shumë të rënda, Majlinda.
Majlinda: Janë të vërteta të gjitha të betohem.
Valdeti: Motër sa kohë ke ndenjur dhe kë bërë sherre me atë dhe nuk na ke treguar ne?
Majlinda: Po nuk doja t’ju shqetësoja.
Eni Çobani: Si kam mundësi që ka lindur gjithë kjo kontradiktë, kur ata kanë dashur të të marrin nuse?
Majlinda: Problematika më e madhe ka qenë se ajo, se më ka thënë se jam duke bërë hile dhe sherre.
Në studion e “Shihemi në Gjyq” ka mbërritur ish-bashkëshorti i Majlindës, Dritani.
Majlinda: Më në fund të nxjerri kokën ky zotëri, sepse ska pranuar të vijë në ansjë seancë ndërmjetësimi.
Eni Çobani: Ju e keni ditur që Majlinda ka qenë shtatzënë kur ka iku nga Greqia?
Dritani: Unë nuk e kam ditur që ka qenë shtatzënë kur ka ikur nga Greqia. E kam marrë vesh vetëm në 5 Qershor. Në datë 19 Korrik ka ardhur dhe ka bërë ekon e parë. Për pamundësi dhe në gjyqe janë bërë sipas dëshirës.
Majlinda: Pse nuk erdhe në gjyqe, pse nuk ke marrë pjesë?
Eni Çobani: Nuk është faji i gjykatës që nuk ke marr pjesë.
Dritani: Për arsye financiare nuk kam marrë pjesë, largësia, puna e vëshirë.
Majlinda: Ti përbuzë fëmijën tënd.
Dritani: Në Korrik i ka dalë në eko që e ka djalë. Nëse e beson kush se fëmija mund të shihet së çfarë …