Historia tragjike e Miss Kavajës dhe motrës së saj. 2 vdekje brenda pak kohësh

by author

Dje iu dha lamtumira Lorenës vajzes se bukur nga Kavaja. 18 vjecarja humbi jeten nga ataku kardiak.

Advertisements

Por pa iu mbyll plaga familjes nga humbja e vajzes se tyre te vogel humbi jeten dhe Lorena.

Advertisements

Pas vdekjes së të motrës, Lorena kishte nisur të ndërtonte ëndrra, shpresa për ta ndryshuar fatin e saj. Për shkak të kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore në Hollandë e kishte humbur një vit shkollën, por i ishte kthyer sërish dhe këtë vit ishte maturante në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës.

Pas mësimit punonte në një market për të ndihmuar familjen. Përpiqej të ndiqte dhe këshillat e mjekëve. Nuk duhej t’i nënshtrohej emocioneve të forta, por jeta është e mbushur me to.

Pavarësisht kushteve ekonomike, prindërit kishin bërë të pamundurën për të trajtuar vajzat e tyre duke i dërguar edhe jashtë vendit për t’u konsultuar me mjekë, por vdekja erdhi e ftohtë duke e goditur 2 herë në më pak se tre vjet familjen dhe lënë pas pikëllim.

Ëndrrat e saj u prenë në mes papritur, duke lënë pas një histori të trishtë. Historinë e Lorenës që ngeci në kufijtë mes fëmijërisë së kaluar në ish-ambientet e fabrikës së letrës në Kavajë të përshtatur në banesë dhe fillimit të një jete të re, mes dritash e dëshirës për të shkëlqyer mbi pasarela me elegancën e saj.

Ngeci mes ëndrrash për të na kujtuar të gjithëve se jeta është e bukur, po aq sa e trishtë, është e shkurtër dhe në një marrje fryme mund të mos jetë më.

TË NGJASHME

Leave a Comment