Glynis Johns, e njohur për rolin e saj si Mary Poppins, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Advertisements
Aktorja britanike, karriera e së cilës zgjati më shumë se 60 vjet, vdiq të enjten në Los Angeles, konfirmoi menaxheri i saj.
Advertisements
Ajo u shfaq në dhjetëra filma dhe ishte gjithashtu ka luajtur role edhe në teatër.
Menaxheri i saj, Mitch Clem tha në një deklaratë se vdekja e aktores ishte një “ditë e zezë për Hollywood”.
Johns luajti përkrah Dame Julie Andrews në muzikalin klasik të Disney-t të vitit 1964, Mary Poppins, që fitoi pesë Oscar.
“Sot është një ditë e zezë për Hollywood-in. Jo vetëm që vajtojmë vdekjen e Glynisit tonë të dashur, por vajtojmë edhe fundin e epokës së artë të Hollivudit”, tha ai.
Ajo gjithashtu fitoi një çmim Tony në 1973 për interpretimin e Desiree Armfeldt në muzikalin e Stephen Sondheim në Broadway A Little Night Music, në të cilin ajo këndoi Send In The Clowns.