Humb jetën një foshnje në rrethana të paqarta në vend, nisin hetimet

by author

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës mëngjesin e kësaj të diele. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Advertisements

Ai ka bërë të ditur se foshnja është dërguar për kontroll mjekësor, por nga mjeku kujdestar është konstatuar se ka ndërruar jetë

Advertisements

“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

TË NGJASHME