I buzëqeshur dhe me varse floriri në qafë, Policia publikon një tjetër foto të 42-vjeçarit që plagosi me dy plumba efektivin

by author

Dje, një efektiv i forcave “Shqiponja”, u plagos me armë zjarri nga një 42-vjeçar, i cili ishte në ndjekje nga policia.

Advertisements

I plagosur mbeti Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës kur gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin.

Advertisements

Autori është shtetasi Klerent Bozhanaj, të cilin policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.

Në një foto të autorit që policia e ka bërë publike, Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varse floriri dhe syze në qafë.

Po ashtu, policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këto që jep informacion të saktë për kapjen e autorit. Ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm pasi personi vazhdon të jetë i armatosur.

Efektivi i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës dhe aktualisht gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

TË NGJASHME