I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni, historia e dhimbshme e Merushe Gjuzit!

by author

Brenga për të bijën dhe konfliktet me bashkëshortin, çuan drejt vetëvrasjes 57-vjeçaren Merushe Gjuzi, e cila u hodh mesditën e djeshme nga furgoni në Peqin. Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë që kërkonte vajzën e saj, Eligerta Gjuzin e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.

Advertisements

Kur Eligerta ishte vetëm 17-vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë. Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës. Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligertës, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, kur ishte vetëm 1 vjeç.

Advertisements

Eligerta, u largua pa e kthyer kokën pas duke i lënë familjarëve të saj nipin e tyre 1-vjeç dhe për të mos u kthyer më kurrë, qoftë edhe për ta parë. Këtë dramë familjare, me sytë që i mbusheshin me lot, vogëlushin Orgito në prehër e me bashkëshortin në krahë, familja Gjuzi kërkonin që Eligerta të kthehej sërish në çatinë e tyre. Por, ndonëse Merushja mori guximin të dilte në ekran dhe të kërkonte Eligertën e zhdukur, duket se 57-vjeçarja u dorëzua. Pas një konflikti me bashkëshortin vendosi t’i japë fund jetës, ndoshta në mënyrën më të tmerrshme të mundshme duke u hedhur nga furgoni. Pas ngjarjes dhe zhdukjes së mistershme të Eligertës më 3 maj të vitit 2013, në familjen e saj vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre. Askush nuk përgjigjej.

Nipi i tyre Orgito ka ngelu vetëm, pasi gjyshja kreu vetëvrasje ndëra gjyshi i tij u arrestua këtë të shtunë nga policia./shqiptarja

TË NGJASHME