I divorcuar prej vitesh, Mondi: Vajza ka muaj që s’më hap telefonin(Video)

by author

Mondi, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan rrëfen se prej muajsh nuk flet me të bijën. Ai është divorcuar nga gruaja e parë kur dy fëmijët ishin ende të vegjël dhe sot djali jeton ende me të. Ndërkohë e bija që prej momentit që ka mbushur moshën madhore, refuzon të kontaktojë me të atin.

Advertisements

Mondi: Unë kam kaluar një divorc.

Advertisements

Aldo: Të vogël?

Mondi: Jo, kam dy kalamaj me të, është nusja e parë, nuk harrohen ato. Unë e kam kaluar pa prekur fare vjehrrën me dorë, as vjehrrin. Madje vjehrra thoshte “avash se e keni gabim”. Vjehrra e ka kuptuar gabimin, u bë për rahmet se ka 6-7 muaj që ka vdekur, ajo ka arritur dhe më ka mbrojtur.

Aldo: Okej, ti ke bërë divorc s’je as i pari, as i fundit. Ideja është, ti i takon dot kalamajtë?

Mondi: Derisa ishte 18 vjeç, para 1 vit e gjysmë ishte virusi, pagova lekë se ishte nusja, goca… Ka nja 7-8 muaj që ka mbushur 18 vjeç, i çoj zile as nuk ma hap telefonin… goca. Kurse çuni, po, e kam aty.

Aldo: Po goca pse s’ta hap, çfarë thotë?

Mondi: Nuk e di, me këtë habitem.

Aldo: E ke pyetur çunin?

Mondi: Çunin e kam unë, çuni s’ka pranuar të rrijë asnjë sekondë, ka qenë në klasë të katërt kur ndodhi, në klasë të katërt dihen gjërat.

Aldo: Kjo është relative, hajde pyet atë.

Mondi: S’është problem fare, më shumë se trupin tim as çunin s’e dua po ma dha truri në fund fare.

Aldo: Divorci iku, po nuk është se të kanë penguar të takosh kalamajtë?

Mondi: Më kanë penguar shumë. Nuk më linin, unë jam ndarë kur ishte 1 vjeç, i paguaja nga 5 mijë Lekë edukatores që të takoja gocën./tvklan.al

TË NGJASHME