I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, çfarë ndodh me temperaturat nesër

by author

Për ditën e Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të thata dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.

Advertisements

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s,

ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C

në zonat e ulëta 6 deri 22°C

në zonat bregdetare 10 deri 22°C

TË NGJASHME