I fundit! Banori shumë i përfolur largohet përfundimisht nga Big Brother VIP

by author

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

Advertisements

Gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, Alaudin Hamiti lajmëroi se gjendja e tij është e mirë, por rrugëtimi i tij përfundon këtu sipas rregullave të “Big Brother”.

Advertisements

Banorët u shfaqën shumë të mërzitur, madje edhe të përlotur, teksa i dhanë mesazhe mbështetëse.

Gjoni u transferuar nga produksioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me t’u dërguar atje, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është përmendur pas disa orësh. Sipas burimeve nga mediat e Kosoves, këngëtari pas përmendjes është transferuar në repartin intensiv. Për gjendjen e tij, vëllai i madh i ka njoftuar edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpi më herët.

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, ka qenë njoftimi që iu është dërguar banorëve.

TË NGJASHME