Ministrja për Evropën dhe Punët e Jatshme, Olta Xhaçka, mëngjesin e sotëm ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.
Advertisements
Përmes një positmi në “Facebook”, ministrja ka njoftuar se është arritur marrëveshja për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Advertisements
Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës së Xhaçkës në Neë York, ku po mbahet asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve.
E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”, shkruan Xhaçka.